
Rruga që të çon në fshatin Panarit të bashkisë së Korçës vazhdon prej dy javësh e bllokuar nga dëbora.
Disa ditë më parë, grupi i xhirimit të A2 shkoi në këtë fshat duke ecur mbi katër orë në këmbë, për të sjellë shqetësimin e këtyre banorëve.
Por, me sa duket, autoritetet lokale vazhdojnë të qëndrojnë indiferentë ndaj kësaj situate. Në këto kushte, banorët e zonës janë përpjekur të hapin vetë rrugën me mjetet e tyre, por trashësia e borës e ka bërë të pamundur këtë përpjekje.
Bora që vazhdon të bjerë rrit trashësinë dhe pamundëson edhe kalimin në këmbë të rrugës. (A2 Televizion)