Shirat e dendura në Kukës, rrëshqet mali në Shishtavec, bllokohen dhjetëra makina

Nga A2 CNN
10 Korrik 2021, 19:09 | Aktualitet

Reshjet e shiut që përfshinë qarkun e Kukësit kanë sjellë bllokimin e aksit që lidh qytetin me zonën e Shishtavecit.

Intensiteti i reshjeve ka shkaktuar rrëshqitje masive të dheut në rrugën Kukës -Shishtavec duke sjellë dhe bllokimin e saj. Ndërkaq të bllokuara kanë mbetur dhjetëra makina.

Në zonë kanë shkuar mjetet të rënda të bashkisë që po punojnë për hapjen e aksit.

Reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me breshër, që fatmirësisht nuk zgjatën shumë, përmbytën dhjetëra dyqane, akse rrugore madje dëmtuan dhe makina të cilat u goditën nga pemë të rrëzuara.

Shërbimet e bashkisë së Kukësit tashmë ndodhen në terren për normalizimin e gjendjes së krijuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos