“Paj Zotin, nigjojeni içik”, Rama kërkon mendim për këngën e mundshme të fushatës

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 13:51 | Politikë
“Paj Zotin, nigjojeni içik”, Rama kërkon mendim për

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, kërkoi mendim për këngën e fushatës së Partisë Socialiste.

“Paj Zotin, nigjojeni içik kët kongën që m’çoi i fans. A e keni idenë e kujt o se kushedi ju pëlqe për kong fushate? Apo snuk?”, shkruan Rama në videon ku dëgjohet kënga dhe shihet duke thirrur në zyrë stafin e kryeministrisë.

“Kurrë më pas, vetëm përpara”, do të jetë slogani i socialistëve në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit. Pasdite në orën 17:00, Edi Rama do të mbledhë kryesinë në selinë e Partisë Socialiste.

Pas këtij takimi, kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të tij dhe 61 kandidatëve për kryebashkiakë të mazhorancës, që të bashkohen në seli për të marshuar më pas drejt sheshit “Skënderbej”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/11/kurre-me-pas-vetem-perpara-rama-cel-fushaten-me-mbjellje-pemesh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos