
Presidenti Meta ka firmosur dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ky ligj është miratuar në seancën plenare të 12 shkurtit, ndërsa në arsyetimin e presidentit për kthimin e tij në kuvend thuhet se dispozitat e miratuara në mungesë konsultimi gjithëpërfshirës shkelin: Parimin e sigurisë juridike; Parimin e pavarësisë dhe paanësisë së gjyqësorit; Parimin e hierarkisë së normave kushtetuese dhe rezervën kushtetuese; Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
“Gjithashtu, në tërësi ky ligj, karakterizohet nga një teknikë e dobët legjislative, që i bën dispozitat konfuze dhe të paqarta. Ky element, ndërthurur me antikushtetutshmërinë e parashikimeve, cenon akoma më rëndë parimin e sigurisë juridike”, thuhet në arsyetim ndër të tjera. (A2 Televizion)