Zgjedhja e presidentit, Mediu: Opozita të negociojë si një trupë e vetme

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 12:24 | Politikë
Zgjedhja e presidentit, Mediu: Opozita të negociojë si një

Në emër të grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, kreu i republikanëve propozoi që opozita të paraqitet në negociatat për presidentin e ardhshëm të Republikës, si një trupë e vetme.

Mediu theksoi gjithashtu se cilat janë disa prej fushave nga të cilat mund të zgjidhet një figurë e tillë, që të garantojë unitetin e popullit dhe qenien mbi palët.

“Zgjedhja me shumicë të thjeshtë përcaktohet vetëm si nevojë kur nuk garantohet konsensusi politik për të shmangur krizat dhe jo si një mjet për të tejkaluar konsensusin e nevojshëm për t’i dhënë vendit një president me autoritet kushtetues për të qëndruar mbi palët. Prandaj është e nevojshme që procesi të synojë konsensusin dhe jo ndarjen politike për të zgjedhur president që përfaqësojnë interesa të caktuara politike dhe jo interesat e qytetarëve.

Për këtë arsye propozoj, e para opozita ka detyrimin për të ofruar një proces konsensual. Për këtë ka të nevojshme pavarësisht se përfaqësohet në grupe parlamentare të ndryshme, të negociojë si një trupë e vetme. Të përcaktohen kriteret dhe fushat të cilat të garantojnë një president mbi palët. Mendoj se propozimi dhe përzgjedhja nga fusha e politikës diplomatike dhe asaj akademike do të ishin një bazë e mirë për nisjen e negociatave për të përcaktuar si kandidaturat e mundshme dhe shmangien e përzgjedhjes së njëanshme të presidentit të republikës”, tha Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos