Marash Kumbulla është vlerësuar nga skuadra e Romës si ambasador në prezantimin që u bë në Selinë e Shenjtë, për atë që quhet “Ndeshja e zemrës”.
Protagonistë në këtë sfidë do të jenë skuadrat e Romës dhe Lazios, si dhe shumë personazhe të shquara të artit e kulturës. Këtë të enjte u bë dhe prezantimi i parë i këtij eventi, në Vatikan, ku Roma u përfaqësua nga Marash Kumbulla, ndërsa Lazio nga Ciro Immobile, si dhe Presidenti Claudio Lotito.
Fondet që do të mbildhen nga ky aktivitet do të shkojnë për bamirësi. Dueli Roma-Lazio është programuar të luhet më 14 nëntor, në Romë. (A2 Televizion)



