
Beogradi dhe Moska kanë lënë pas tensionet e krijuara për rastin e spiunazhit rus në Serbi. Presidenti Aleksandër Vuçiç, gjendet në Sochi, ku pritet të takohet me homologun rus, Vladimir Putin.
Duke folur për televizionin shtetëror, ai theksoi se me mikun e tij do të diskutojë për një sërë çështjesh, përfshirë dhe Kosovën.
“Shpresoj të kem një takim të mirë me Putin. Është një takim i rëndësishëm për Serbinë sepse do të diskutojë të gjitha çështjet kryesore siç është Kosova dhe bashkëpunimi bilateral”, theksoi Vuçiç.
Gjithashtu bëri me dije se do të bisedojë me Putin edhe për tregtinë dhe situatën në Ballkan, Europë dhe Botë. (A2 Televizion)