Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar mëngjesin e së enjtes ndryshimet më të fundit në kabinetin qeveritar.
Me këto dekrete presidenti Meta shkarkoi Edi Ramën nga detyra e ministrit të Jashtëm dhe dekretoi në këtë vend Olta Xhaçkën. Gjithashtu u dekretua dhe ministri Niko Peleshi në krye të mbrojtjes.
Dekreti i Presidentit
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.
Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes” (A2 Televizion)