
Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka vendosur të pezullojë Vladimir Putin nga posti i presidentit të nderit dhe ambasadorit të saj.
Vendimi është një nga sanksionet e radhës në fushën e sportit ndaj Rusisë, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
Presidenti Putin njihet si i apasionuar pas sportit të xhudos dhe ka rrip të zi për aftësitë e tij. (A2 Televizion)