Nedim Bajrami e ka nisur me gol sezonin e ri në futbollin italian. Mesfushori i cili pret lejen nga FIFA për të luajtur me Shqipërinë, shënoi në ndeshjen e parë zyrtare të Empolit, në Kupën e Italisë, kundër Vicenza.
Bajrami goditi saktë në hyrje të zones, në minutën e 10 të ndeshjes, për t’i dhënë skuadrës së tij avantazhin 1-0.
Në ndeshjen e fituar 4-2, për Empolin luajti si titullar edhe Ardian Ismajli, ndërsa u aktivizua në fund edhe një tjetër futbollist shqiptar, 19-vjeçari Kristian Asllani.
Bajrami pret lejen nga FIFA për të veshur fanellën kuqezi. Kjo e fundit ia ka refuzuar kërkesën FSHF-së dhe tashmë, palët do të përballen në gjyq, në KAS. (A2 Televizion)