Rey Manaj do të mbajë numrin e legjendës Cruyff, ia “rrëmben” brazilianit Coutinho

Nga A2 CNN
15 Gusht 2021, 15:55 | Futboll
Rey Manaj do të mbajë numrin e legjendës Cruyff, ia

Rey Manaj do të mbajë veshur në këtë sezon fanellën e Barcelonës me numrin legjendar 14. Ky numër, që nga sot do të jetë i sulmuesit të kombëtares shqiptare, është mbajtur në ekipin katalanas nga i madhi Yohann Cruyff, një prej futbollistëve më të mirë të historisë së futbollit.

Sezonin e kaluar, katërmbëdhjetën e mbante braziliani Coutinho, i cili i ka ditët e numëruar te Barça. Ai jo vetëm që nuk është aktivizuar në miqësoret e verës, por as nuk është grumbulluar për ndeshjen e parë të sezonit, duke u nxjerrë jashtë skuadre nga trajneri Ronald Koeman.

Tashmë, numri 14 ka kaluar te Manaj, i cili bëri paraqitje të mira në miqësore dhe, i favorizuar nga largimi i Messit, ka gjetur vend në sulmin e Barcelonës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/14/realizohet-endrra-e-manajt-qe-sot-zyrtarisht-pjese-i-ekipit-te-pare-tek-barca/

A2 CNN Livestream

Latest Videos