Prezantohet strategjia e sigurisë, Kurti: Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO

Nga A2 CNN
24 Tetor 2022, 14:26 | Kosova
Prezantohet strategjia e sigurisë, Kurti: Kosova synon

Qeveria e Kosovës shpalosi në parlament strategjinë e sigurisë për pesë vitet e ardhshme. Kryeministri Albin Kurti, në foltoren e Kuvendit, nënvizoi se ky dokument paraqet synimet strategjike të ndërlidhura me interesat jetike shtetërore siç janë: mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike, siguria njerëzore e zhvillimi shoqëror, si dhe integrimi në strukturat euro-atlantike e në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar.

 “Synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian si parakushte për sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, por edhe të rajonit tonë”, deklaroi Kurti.

Shefi i qeverisë shtoi se kjo është strategjia ombrellë e sektorit të sigurisë që njeh rreziqet, kërcënimet dhe sfidat për sigurinë e Republikës së Kosovës.

https://a2news.com/2022/10/24/vendimi-per-vizat-ne-fund-te-vitit-von-cramon-propozimi-franko-gjerman-mundesi-e-mire/

 “Kjo strategji do të prodhojë plane dhe dokumente tjera të cilat ndërlidhen me sigurinë kombëtare, me sigurinë publike, mbrojtjen dhe diplomacinë e që janë të domosdoshme për të orientuar, funksionalizuar dhe zhvilluar arkitekturën tonë të sigurisë. Kjo strategji është hartuar në bashkëpunim dhe konsultim të ngushtë me të gjitha institucionet shtetërore. Ai i është nënshtruar procesit të konsultimit të brendshëm dhe të jashtëm, përfshirë edhe me përfaqësitë e shteteve të Qunit-it, por edhe të shteteve tjera mike, sikurse që është konsultuar edhe me akademinë”, shtoi kryeministri kosovar.

https://a2news.com/2022/10/23/kurti-nuk-tolerojme-prekjen-e-sovranitetit-te-kosoves/

Ndër të tjera, Kurti tha se në qeverisjen e tij i ka dhënë vëmendje të veçantë institucioneve të sigurisë me politika të qarta dhe veprime konkrete, duke rritur me 52 për qind buxhetin për ushtrinë. Vetëm këtë vit do të shpenzohen 102 milionë euro për Forcat e Sigurisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos