
Një ndër risitë ku Berisha ka mëshuar më shumë gjatë periudhës së rikthimit të tij si kryetar i Partisë Demokratike, kanë qenë primaret për zgjedhjen e kandidatëve nga baza, përmes parimit një anëtar një votë.
Por ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Dritan Shano, në Intervistë me Merita Haklajn, u shpreh kundër kësaj risie. Ai theksoi se primaret po tentohen të zhbëhen edhe në SHBA, pasi, sipas tij, marrin pjesë më fanatikët.
“PD flet për primare, por primaret po tentohen të zhbëhen në Amerikë. Është vërejtur se në primare marrin pjesë më fanatikët dhe produkti i primareve është një produkt fanatik konfliktual”, tha Shano.
Ai u pyet edhe për përfshirjen e simpatizantëve. “Kjo është diçka që duhet përshëndetur. Por unë nuk besoj në njerëz që suksesin politikë e kanë pasur nga mbyllja dhe jo nga hapja”, tha Shano. (A2 Televizion)