Princi William hap një spital emergjence për Covid-19

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 17:49 | Bota
Princi William hap një spital emergjence për Covid-19

Princi William, nipi i Mbretëreshës Elizabet, hapi një spital emergjence për të prekurit me Covid-19, i cili u ndërtua për 8 ditë, në një qendër panairesh në Birmingham.

Duka i Cambridge e përuroi spitalin e ri për NHS në Qendrën Kombëtare të Panaireve përmes një videomesazhi.

Ky spital është i dyti nga 7 që po ndërtohen në Angli, për t’iu përgjigjur pandemisë së koronavirusit, e cila deri tani iu ka marrë jetën mbi 13 mijë personave në këtë vend. Ai ka një kapacitet prej 500 shtretërish, por mund të arrije deri në 1500.

Rreth 400 kontraktorë civilë dhe personel ushtarak si dhe 500 anëtarë të stafit mjekësor u përfshinë për ndërtimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos