
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka replikuar me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj mbi kohën kur IKMT ka nisur prishjen e objekteve në plazhe si dhe për anashkalimin e institucionit të bashkisë në këtë aksion prishje.
Ndreu ka qenë i drejtpërdrejtë kur tha që kryetarët e bashkisë nuk janë ushtarë rreshti, por janë menaxhuesit e territoreve që kanë në varësi.
Por për Ministrin e Brendshëm, aksioni i IKMT është i pavarur si nga ministrat ashtu edhe nga kryetarët e bashkive. Sipas Lleshajt, IKMT vepron vetëm në zbatim të ligjit.
Këto replika u bënë gjatë mbledhjes së Komitetit për Turizmin që u mbajt në Durrës. (A2 Televizion)