
Jorida Tabaku i kërkon Prokurorisë së Posaçme informacione mbi ecurinë e hetimeve për inceneratorët.
Nëpërmjet një shkrese dërguar kreut të SPAK-ut, Arben Kraja, ish-kryetarja e Komisionit Hetimor nënvizon se raporti i përgatitur nga anëtarët e opozitës duhet të merret për bazë nga organi i akuzës.
Në padinë e fundit të depozituar në SPAK, opozita ka paditur 7 zyrtarë të majtë dhe demokratët janë në pritje për rezultatet e veprimeve hetimore. (A2 Televizion)