Zgjaten me 10 vjet vizat amerikane, reagon Xhaçka: Zhvillim i rëndësishëm

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 11:08 | Politikë
Zgjaten me 10 vjet vizat amerikane, reagon Xhaçka: Zhvillim i

Duke filluar nga data 1 prill, vlefshmëria për një vizë të re turistike apo biznesi, do të zgjatet nga 3 në 10 vjet. Lajmi i dhënë nga ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Yuri Kim, është mirëpritur nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Në një postim në Twitter, ajo thekson se kjo do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve Shqipëri-SHBA.

https://a2news.com/2022/03/28/vizat-per-shba-yuri-kim-jep-lajmin-e-mrekullueshem-per-shqiptaret/

“Lajm i mirë për të gjithë shqiptarët! Vlefshmëria e vizave amerikane biznesi dhe turistike është zgjatur në 10 vjet! Një zhvillim i rëndësishëm që do të kontribuojë  në forcimin e lidhjeve që na bashkojnë! 100 vjet marrëdhënie diplomatike Shqipëri-SHBA”, shkruan Xhaçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos