Probleme me pajisjet e identifikimit biometrik, vonesa në Lushnjë, Fushë-Krujë, Shkodër dhe Fushë-Arrëz

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 08:18 | Politikë
Probleme me pajisjet e identifikimit biometrik, vonesa në Lushnjë,

Vijojnë të raportohen vonesa në disa qendra votimi në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Kështu, në qytetin e Lushnjës ka vonesa në 13 qendra votimi në KZAZ 55. Bëhet me dije se votimi nuk ka nisur për shkak të problemeve me aparaturën e verifikimit të kartave të identitetit.

Një situatë e tillë është paraqitur edhe në Fushë-Krujë, ku komisionerët nuk kanë eksperiencë me pajisjen e identifikimit biometrik ose pajisja nuk ka qenë funksionale.

Kjo problematikë është paraqitur edhe në dy qendra në KZAZ nr.3 në Shkodër, si dhe në disa qendra votimi në Fushë Arrëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos