Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet në një spital të Romës

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 19:16 | Bota
Probleme shëndetësore për Papa Françeskun, shtrohet

Papa Francesku duket se nuk është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, pasi mësohet se së fundmi ai është shtruar sërish në spital.

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, ka bërë me dije se, Ati i Shenjtë ndodhet në Gemelli për disa kontrolle të planifikuara më parë.

Siç shihet thuhet nga komunikata, Papa Françesku, mund të qëndrojë i shtruar disa ditë në spital, ndërsa për momentin gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese.

Sipas mediave italiane stafi më i afërt me Papën, përfshirë sistemin e sigurisë, është mobilizuar për të kaluar natën në spitalin universitar.

Përveç një interviste që Papa kishte caktuar në Vatikan pasditen e sotme, nga ky moment janë anuluar edhe seancat dëgjimore të tij, të planifikuara për nesër dhe pasnesër, në mënyrë që kontrollet të vazhdojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

"Në ditët e kaluara papa Françesku ka rënkuar vështirësi frymëmarrje dhe këtë pasdite ka shkuar në Poliklinikën "Gemelli" për disa kontrolle mjekësore.

Rezultati i këtyre kontrolleve ka nxjerrë në pah një infeksion në frymëmarrje (përjashtohet infeksioni nga Covid 19) që ka nevojë për disa ditë terapi mjekësore në spital.

Papa Françesku është i prekur nga mesazhet e shumta që ka marrë dhe shpreh falënderimin e tij për afërsinë dhe lutjen." (A2 Televizion)

Njoftim i Sallës së shtypit të Vatikanit

A2 CNN Livestream

Latest Videos