
Ferdinand Gjana, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, deklaroi në studion e “Absolut 4” në A2 se “procesi i Berlinit ka patur ndikim të padiskutueshëm, pasi vetë takimi me krerët e BE-së ishte i rëndësishëm për t’i mbajtur vendet si Shqipëria më afër Evropës”.
Por, sipas tij, “nga ana tjetër, rezultati nuk ishte sipas pritshmërisë”.
“Ishte një proces shumë pozitiv, por jo i mjaftueshëm. Kishte një konsensus që Berlini ta udhëhiqte këtë proces, por ndodhi ndryshimi i presidencës, e mori Franca, dhe kjo solli stepje të Gjermanisë në kuadër të procesit të Berlinit dhe politikave të tjera. Më pas, Brexit-i frenoi më tej proceset që po zhvilloheshin lidhur me rajonin tonë”, shpjegoi Gjana. (A2 Televizion)