
Në një intervistë për televizionin francez "France 24", kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të surprizohej nga asnjë vendim i Brukselit zyrtar lidhur me kuadrin negociues, qoftë ai dhe negativ.
Sipas kryeministrit, pavarësisht se Shqipëria i ka plotësuar kushtet, problemet e brendshme të Brukselit e kanë zgjatur shumë procesin.
“Para pandemisë, ishte vendosur që negociatat do të hapeshin, më pas u mor vendimi për të shtyrë Konferencën. Nuk më suprizon më asgjë nga Brukseli, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, çdo ditë ka një histori që është e vështirë. Sigurisht që duam të shohim çfarë do të bëhet por tani kemi një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet”, tha Rama. (A2 Televizion)