
Gjykata gjen të meta në kërkesën që Pjerin Ndreu ka dërguar për t’u njohur si kryetar i Soqatës së Bashkive të Shqipërisë, e ku palë ka kërkuara të jetë edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, e cila deklaron se ajo është në krye të shoqatës. Gjykata i ka kërkuar Ndreut të shpjegojë se kush e ka thirrur mbledhjen e jashtëzakonshme, cila ka qenë urgjenca e thirrjes së saj. Ka kërkuar po ashtu shpjegim mbi kërkesat që anëtarët e rinj kanë bërë për të qenë pjesë shoqatës së bashkive.
“Së pari: Sa i takon mënyrës së zhvillimit të mbledhjes paraqitet në gjykatë kërkesa e anëtarësisë për thirrjen e mbledhjes se asamblesë së jashtëzakonshme, e cila ka inicuar mbledhjen e zhvilluar nga komuniteti drejtues në datën 8 qershor. Cilat janë anëtarët që kanë kërkuar mbledhjen dhe në çfarë mënyre kanë paraqitur kërkesën. Së dyti: Sa i takon kuorimit dhe anëtarësisë gjykata ka administruar fashikullin e regjistrimeve të mëparshme të kësaj shoqate. Në fashikull nuk evidentohen vendime te komitetit drejtues për pranimin e anëtarëve të rinj. Kjo me qëllim që gjyakata të verifikojë kush janë anëtarët kësaj shoqate e në këtë drejtim, të verifikojë kuorumin e mbledhjes”.
Gjykata po ashtu i ka kërkuar Pjerin Ndreut nëse janë njoftuar të gjithë anëtarët e shoqatës për të marrë pjesë në këtë mbledhje, pasi ka paqartësi mbi vlefshmërinë e vendimmarrjes ditën kur Ndreu tha se do të jetë ai drejtues i shoqatës së bashkive të Shqipërisë. Nuk është e qartë së si janë përllogaritur votat për shkak të kuorumit dhe pjesëmarrjes.
“Për gjykatën nuk është shumë e qartë mënyra e përllogaritjes së pjesëmarrësve në raport me anëtarët në total dhe numri i votave në raport më atë në total. Për gjykatën është e paqartë ku është zhvilluar mbledhja dhe a janë njoftua rtë gjithë anëtarët për vendimin e zhvillimit te mbledhjes dhe a kanë konfirmuar ata për pjesëmarrjen ose jo”.
Gjykata i kërkoi Ndreut plotësimin e këtyre të metave në kërkesën e dërguar në gjykatë, përmes së cilës kërkon largimin e Voltana Ademit. Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës do të përfaqësojë Shoqatën e Bashkive në Gjykatën Kushtetuese më 23 qershor, në shqyrtimin e kërkesës së saj për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve për pushtet vendor të 30 qershorit, 2019. Sipas Ademit qëllimi i bashkive të majta për të marrë drejtimin e shoqatës në të cilën që prej 2009-ës përfaqësohen bashkitë e djathta, lidhet pikërisht me këtë shqyrtim që pritet të bëjë Gjykata Kushtetuese. (A2 Televizion)