Në Qarkun e Korçës gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intensitet mesatar dhe mbi 1300 m ka patur reshje dëbore ku trashësia e saj është 5-10 cm.
Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale në përgjithësi e mirë, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.

Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mëngjesit, lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhir, ose goma dimërore.
Ne furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr. 6, të Mollasit në bashkinë Kolonjë. Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit. (A2 Televizion)
