Reshje intensive në të gjithë vendin, ulje temperaturash dhe borë

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 07:59 | Aktualitet
Reshje intensive në të gjithë vendin, ulje temperaturash dhe

Reshje intensive në të gjithë vendin parashikohen mbrëmjen e sotme deri në mesnatë, të cilat lokalizohen në qarqet Dibër, Elbasan dhe Tiranë.  Mëngjesin e kësaj të diele reshjet janë të pakta dhe lokale deri pas mesditës, kur pritet fuqizim i reshjeve fillimisht në skajet veri-jug.

Mëngjesi i së hënës pakëson reshjet në vend. Temperaturat zbresin në -1 dhe 0 gradë në zonat malore mbi 800 m ku priten reshje të dendura bore. Do të mbeten të larta temperaturat në zonat perëndimore ku maksimumi do te shënojnë deri 14 gradë Celcius. 

Era fuqizohet mesditën e së dielës duke arritur shpejtësi deri 80 km/h ne zonat jugore dhe bregdet ndërsa në det të hapur, erërat e forta deri 100 km/h do të ngrenë dallgëzim prej 8-9 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos