Programi për shëndetësinë, Meta: Rimbursojmë barnat për pensionistët, rrisin me 50% pagat e mjekëve

Nga A2 CNN
31 Mars 2023, 13:14 | Politikë
Programi për shëndetësinë, Meta: Rimbursojmë barnat

Rimbursim të barnave që mjekët japin me recetë për pensionistët dhe rritje të pagave me 50% të mjekëve, infermierëve dhe specialistëve. Këto janë disa nga premtimet e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili i bëri publike gjatë një tryeze ku u diskutuar për problemet e shëndetësisë dhe sfidat për të ardhmen të këtij sektori.

“Kam marrë angazhimin publik, që me ardhjen në pushtet, të gjithë pensionistët e Shqipërisë nuk do të paguajnë asnjë lek, për barnat, që u duhen atyre për shëndetin dhe që mjekët ua rekomandojnë nëpërmjet recetës. Nuk e kam pritur që të ketë kaq shumë reagime pozitive. Ky është një problem shumë i madh se në këtë moshë me ato pensione aq të ulëta që janë sa gjysma apo 1/3 e pensioneve të Kosovës, është e pamundur që një pensionist të përballojë veten koston e barnave që janë jetike për të. Ky është detyrim i shtetit. Duhet të angazhohemi për rritje 50% të pagës së mjekëve dhe infermierëve dhe ta dyfishojmë nivelin e pagave në shëndetësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos