Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin e nisur për kompaninë “DH Albania”, kompania që fitoi tenderin për një lot të Unazës së Re.
Hetimi është përmbyllur në ditët e fundit të vitit 2019 me marrjen si të pandehur të Avdjol Dobit, administratorit të “DH Albania” për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.
Dosja i është përcjellë Gjykatës së Tiranës, e cila ka caktuar datën 24 janar, ora 14:00, për zhvillimin e seancës paraprake.
Seanca do të kryesohet nga gjyqtari Besnik Hoxha. Në këtë seancë gjykata vendos nëse dosja do të kalojë çështjen në gjykim, nëse do ta kthejë për plotësim hetimesh, apo pushimin e saj. (A2 Televizion)