Thirrja e “Europa Nostra” për mosshembjen e Teatrit Kombëtar është refuzuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Ai deklaroi se Teatri Kombëtar do të shembet sapo kontrata të kalojë në Parlament dhe të kryen të gjitha procedurat.
“Jam shumë i vendosur që të vazhdojmë me teatrin e ri. Për të gjithë ata që pyesin se kur do të prishet, them se sapo të përfundojnë procedurat, sapo të shkojë në Parlament kontrata e re, të jepet leja për teatrin e ri. Ne do të kemi teatrin më të bukur në rajon dhe besoj në të gjithë Evropën Juglindore. E meriton Tirana që në 100 vitet e ardhshme të mos shkojë në teatër me batanije dhe të rrethohet nga mbetjet e kashtës së Milanos fashiste së atyre kohëve. Për të gjithë ata që ndodhen aty, të rrinë sa të duan për mua, por ditën që do të prishet teatri do të lajmërohen dhe në fund do të mundohemi të harrojmë se kush ishte kundër”, tha Veliaj.
Këtë deklaratë, Veliaj e bëri gjatë prezantimit të nisjes së garës për projektin e godinës së re të Bashkisë së Tiranës në bulevardin e ri. (A2 Televizion)