
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për Meviol Bilon. Ndaj Bilos, është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos. Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabian Gaxhës argumentohet me faktin se Bilo ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme.
Ndërkohë, Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajaks Boshnjaku dhe Fabio Allushi akuzohen për moskallëzim krimi.
Në ngjarjen në ish-bllok, u vra Fabian Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj dhe Eljon Hato. (A2 Televizion)