Propozimi për vaksinën ruse në Shqipëri, Rama: Provokim, nuk është mirë që Rusia të bëhet qesharake

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 11:07 | Politikë

Kryeministri Rama reagoi ndaj ambasadës së Rusisë në Tiranë, e cila u ofrua për të sjellë vaksinën ruse në Shqipëri.

Rama e cilësoi këtë veprim si një provokim qesharak. “Kam menduar se ka qenë një meme ajo që pashë, që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter-i i drejtorit të komunikimit, një “retweet” të shefes së komisionit Europian.

"Mendova se ishte një meme, pasi për një shtet serioz është e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla. Kur them provokim nuk i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk është mirë që Rusia të bëhet qesharake, nëpërmjet këtyre postimeve. Shpreh keqardhjen për këtë!", tha Rama.

Një ditë më parë, ambasada e Rusisë në Tiranë postoi një foto “screenshot” të një postimi në Twitter të drejtorit të komunikimit të Kryeministrisë, Endri Fuga, i cili shkruante se Ballkani Perëndimor ishte lënë sërish vetëm, edhe në krizën e koronavirusit.

Në postimin e saj, ambasada e Rusisë i shprehte gatishmërinë zotit Fuga për të sjellë vaksinën ruse, Sputnik-V, në Shqipëri, duke thënë se 50 shtete kishin aplikuar deri më tani për të blerë 1,2 miliardë doza. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/29/koronavirusi-ne-shqiperi-rama-vaksinimi-do-te-nise-ne-mes-te-janarit/
https://a2news.com/2020/12/29/reforma-ne-drejtesi-rama-ende-nuk-eshte-arritur-reagimi-ndaj-llumit-kush-ngeli-ne-veting-do-te-pergjigjet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos