Milani “ngec” sërish, por ka polemika për barazimin me Udinesen

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 21:27 | Futboll
Milani “ngec” sërish, por ka polemika për barazimin me

Milani nuk di më të fitojë. “Djajtë” e Milanos, pas barazimit në Salerno, nuk arrijnë të fitojnë as në San Siro kundër Udineses.

Rezultati 1-1 vjen si pasojë e golave të Leao dhe Udogie në pjesën e dytë, gol ky i kontestuar nga milanistët për një prekje me dorë që më pas, e kontrolluar nga VAR, u cilësua si e rregullt nga arbitri.

Udinese dominoi pjesën e dytë të ndeshjes, me një Milan që u tregua shumë konfuz për të shpresuar në trepikëshin. Milani kryeson me 57 pikë, tre më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos