Viti i ri shkollor, Manastirliu: Sfidë e madhe, secili mund të japë një “dorë”

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 18:51 | Aktualitet
Viti i ri shkollor, Manastirliu: Sfidë e madhe, secili mund të

Me anë të një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar për nisjen e shkollave ditën e hënë.

Manastirliu shkruan se nisja e vitit të ri arsimor në kushte pandemie do të jetë një sfide e madhe për të gjithë.

Ajo këshillon vendosjen e maskave dhe zbatimin e rregullave anti-Covid. “Nesër është një ditë e veçantë, jo vetëm sepse nis viti i ri shkollor, por edhe se, do të jetë një sfidë e madhe për të ruajtur shëndetin e fëmijëve, mësuesve dhe çdo familje, për të mos lejuar përhapjen e Covid-19. Secili mund të japë një dorë për shkollatë sigurta! Maska/barriera mbrojtëse prej tekstili është një akesesor që nuk duhet të mungojë asnjë ditë”, shkruan ministrja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos