Protesta e një aktivisti në Moskë, në tokë dhe me duar të lidhura si viktimat e Bucha-s

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 17:34 | Bota

Një aktivist rus u fotografua në pjesë të ndryshme të Moskës me fytyrën në tokë dhe duart e lidhura si kufomat e gjetura në rrugët e Bucha-s, në periferi të Kievit.

Ai u shfaq në Kopshtet e Aleksandrit, në Rrugën Nikolskaya, në Rrugën Arbat dhe në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar.

Imazhet e protestës së organizuar nga protestuesi u shpërndanë nga faqja e pavarur ruse Holod media dhe u rihapën nga BBC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos