Protesta jashtë parlamentit, Berisha: Kuvendi si bunker, revolucioni jo mburojë për PD

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 16:42 | Politikë
Protesta jashtë parlamentit, Berisha: Kuvendi si bunker, revolucioni jo

Demokratët u mblodhën sërish para parlamentit për të protestuar për çështjen McGonigal dhe lidhjet e tij me kryeministrin Edi Rama, teksa brenda Kuvendit zhvillohej seanca plenare.

Lideri Berisha ishte mes deputetëve të përjashtuar, por ndryshe nga të tjerët nuk tentoi të futej në seancë. I shoqëruar nga anëtarë të Këshillit Kombëtar, iu drejtua mbështetësve që e prisnin para Parlamentit. 

I pranishëm në protestë ishte edhe kreu i Partisë së Lirisë. Ilir Meta siguroi demokratët se më 3 mars do të çelin mimozat për demokracinë.

“Këtu kemi një kastravec që kërkon të provokojë shqiptarët. Ne pluralizmin politik nuk e këmbejmë me asgjë sepse është shtylla e demokracisë. Të gjithë në këmbë kundër këtij regjimi të pashpirt. Më 3 mars, mimozat do të shpërthejnë”, tha Meta.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëherësh anëtare e kryesisë së PD-së, u shpreh se nismat e mazhorancës socialiste për të asgjësuar zërin opozitar në parlament nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë.

Pasi Kuvendi vendosi që më 2 mars të zhvillohet mocioni me debat me Kryeministrin për lidhjet me ish-zyrtarin e FBI-së, Berisha i dërgoi një paralajmërim Edi Ramës. 

Demokratët u larguan nga sheshi pa mbaruar seanca plenare, ndryshe nga çfarë kishin deklaruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos