“Ka 4 orë që i bie bilbilit, rekord Guinness”, Braçe ironizon Spahon

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 14:41 | Politikë
“Ka 4 orë që i bie bilbilit, rekord Guinness”,

Erion Braçe ka ironizuar Edmond Spahon, i cili ka qëndruar shumicën e seancës plenare në foltore, duke i rënë bilbilit, në shenjë proteste ndaj mazhorancës.

“Sinqerisht, në krye të herës, dua t’i shpreh solidaritetin tim zotit Spaho. Ka fiks 4 orë e 16 minuta që u torturua. I fryn bilbilit aq sa cilido fyellrënës nuk do të kishte frymë t’i binte. Është rekord Guinness dhe do të ngelet emri me germa të arta në mes të Parlamentit. Me fuqinë që ka zoti Spaho, do të vazhdojë t’i bjerë bilbilit edhe 10 herë më shumë”, tha deputeti socialist.

“Më vjen keq për dy gjëra. Si ka mundësi që nuk e zëvendësojë asnjë prej jush? E bën robi një sakrificë për kolegun. Po të dalë dikush e të thotë "ore, i bie unë fyellit për ty!". Ka robi cipë. Po çfarë jeni more? Mirë që Berishën e latë atje përjashta, mirë që Shehun e latë jashtë... Shumë mirë që po e bën, o Mondi. Por, pse nuk e bëni të gjithë? E dyta, këtu të duket vetja i marrë nëse flet për rendin e ditës. Është problem shumë i madh”, shtoi Braçe.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, u përjashtua nga seanca plenare me 10 ditë, pasi bllokoi foltoren e Kuvendit për disa orë dhe i ra bilbilit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/berisha-nuk-eshte-revolucion-i-opozites-por-levizje-e-fuqishme-shqiptare/
https://a2news.com/2023/02/16/meta-ne-proteste-qeveria-do-tju-vere-traun-edhe-ne-pragun-e-shtepise-kastraveci-rama-po-na-provokon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos