Meta në protestë: Qeveria do t’ju vërë traun edhe në pragun e shtëpisë, “kastraveci” Rama po na provokon   

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2023, 12:06 | Politikë
Meta në protestë: Qeveria do t’ju vërë traun edhe

Në protestën e opozitës përballë Parlamentit mori fjalën edhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Sipas ish-presidentit, “kjo është një protestë për të mbrojtur vendin, për fëmijët tuaj, për të parët tanë që kanë luftuar për këtë vend”.

Sipas tij, qeveria Rama “po vendos traun kudo, në Divjakë, në Butrint, mos prisni ta vënë traun edhe te dera e shtëpisë”.

Kjo protestë shumë shpejt do të japë rezultatet e saj në mënyrë të mrekullueshme, në mënyrë europiane dhe atdhetare, në sallën e Kuvendit do të gjëmojë fjala e lirë, do të vendoset llogaridhënia. Nuk do të ketë një drejtësi që burgos disa bedena dhe ndërkohë vijon të paguajë inceneratorët, që zhvendosin portin e Durrësit.

Lideri i PL shtoi se “në krye të atyre që mbërrijnë në Angli janë nga Shqipëria dhe Siria. BE-ja e ka rikthyer Shqipërinë në vendet që monitorohen sepse po shndërrohet në parajsë të organizatave kriminale”, duke përdorur një term fyes për kryeministrin, i cilësuar si “ kastravec” që po provokon shqiptarët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/opozita-proteston-para-parlamentit-debate-ne-seancen-plenare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos