Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një person

Nga A2 CNN
11 Tetor 2022, 19:34 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një person

Një person ka ndërruar jetë i prekur me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 769 testime nga të cilat 31 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 86 vjeç, nga Tirana.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 769 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

 23 në Tiranë, 2 në Përmet, nga 1 qytetarë në Shkodër, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.

Janë 313 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SarsCov2: një qytetar 86 vjeç, nga Tirana.

Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,484 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                31

Të shëruar në 24 orë             56

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           1

Testime ditore                     769

Testime totale                   1,987,626

Raste pozitive                      331,388

Raste të shëruara                  327,484

Raste Aktive                             313

Humbje jete                              3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    215

Elbasan                   27

Fier                           19

Gjirokastër                13

Shkodër                 10

Vlorë                         9

Durrës                     5

Dibër                           5

Lezhë                        4

Berat                           3

Kukës                          2

Korçë                         1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos