All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Protesta të dhunshme në vendin ish-sovjetik, 50 policë të plagosur

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 10:18 | Bota
All - Paragraf - 1

Të paktën 50 policë mbetën të plagosur dhe 66 persona u vunë në pranga pas protestave të dhunshme të së martës në Tbilis, kryeqytetin e Gjeorgjisë.

Protestuesit u përplasën me policinë dhe arritën të shkatërrojnë barrierat mbrojtëse duke tentuar të futen në godinën e Parlamentit. Qytetarët hodhën bomba molotov dhe gurë në drejtim të forcave të rendit, duke lënë të plagosur 50 efektivë.

All - Paragraf - 3

Protestat kanë ardhur pas një projektligji të miratuar që cilëson si “agjentë të huaj” të gjithë shoqata dhe organizatat joqeveritare që marrin më shumë se 20% të fondeve nga jashtë shtetit.

Sipas këtyre shoqatave, ky ligj, i ngjashëm me atë rus, shndërron sistemin gjeorgjian në një autoritarizëm, dhe që rrezikon të shuajë çdo zë të lirë, pasi lista e agjentëve të huaj do të duhet të paguajë taksa shumë më të larta.

Gjeorgjia, vend ish-sovjetik, ka përjetuar një konflikt të hapur në 2008 me Rusinë, me forcat e Moskës që pushtuan disa provinca autonome rusofile. Tbilisi zyrtar ka qenë gjithmonë në alarm se një nga objektivat e radhës të fushatës ruse në Ukrainë mund të ishte pikërisht ai vend i Kaukazit.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/07/projektligji-per-agjentet-e-huaj-shkakton-perplasje-dhe-tension-ne-vendin-ish-sovjetik/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos