Protesta të mëdha në Indi kundër zgjatjes së masave ndaj Covid-19

Nga A2 CNN
14 Prill 2020, 17:40 | Bota
Protesta të mëdha në Indi kundër zgjatjes së masave

Policia indiane përdori forcën për të shpërndarë një turmë të madhe të emigrantë që punojnë në vend që kundërshtuan vendimin e qeverisë për të shtyrë më gjatë në kohë masat shtrënguese kundër qeverisë.

Ata menduan se bllokimi do të mbaronte sot dhe u mblodhën në një stacion hekurudhor për t'u kthyer në shtëpi, tha ministri i Brendshëm Anil Deshmukh.

Bllokimi pritej të përfundonte më 15 prill, por kryeministri Narendra Modi njoftoi të martën se masat do të zgjeroheshin deri më 3 maj.

Sidoqoftë, liderët e opozitës deklaruan se protestat ishin për mungesën e ushqimeve dhe sigurisë në punë. Shumë nga këta punëtorë paguhen çdo ditë dhe kanë mbetur pa asnjë të ardhur për shkak të bllokimit.

Ky është incidenti i dytë i dhunshëm që përfshin punëtorët emigrantë dhe ata që kanë punë ditore. Disa ditë më parë një numër i madh punëtorësh protestuan në rrugët e qytetit Surat, në shtetin perëndimor të Gujarat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos