
Pas kryeministri Rama akuzoi presidentin Meta dhe opozitën se po përdorin të miturit, duke sjell shembullin e organizatës terroriste të Boko Haram, ka reaguar edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Në një status në Facebook, Bardhi shkruan se dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve.
Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7-vjeçare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve. (A2 Televizion)