
Pasi protestuesit, kryesisht një grup minorenësh, shkatërruan selinë e Partisë Socialiste në Shkodër, ka reaguar kryeministri Rama në Twitter.
Ai shkruan se është e dhimbshme që të përdoren fëmijët për të tilla situata.
“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme! Uroj shumë dhe besoj fort se nuk ka prind demokrat e opozitar që ta pranojë këtë abuzim ekstrem me kalamajtë të udhëheqësve pa atdhe, pa din e as iman, pa shpirt e as tru, të kësaj opozite të mjerë në boshllëkun e saj moral dhe karakterin e saj kriminal! Mos i harroni këto kurrë!” (A2 Televizion)