
Transporti Publik është një nga sektorët më të goditur si pasojë e pandemisë së koronavirusit dhe për këtë arsye urdhri se ata mund të rifillojnë punën është shoqëruar me protesta nga shoqata që e përfaqëson.
Ditën e premte kanë qenë anëtarët e Shoqatës së Transportit Publik në Kukës ata që kanë zhvilluar një protestë për plotësimin e kërkesave të tyre nga ana e qeverisë.
Ashtu edhe si të tjerët, ata kërkuan pagën e luftës, heqjen e akcizës së naftës, kompensimin e kapacitetit me 30% etj. (A2 Televizion)