Protestë në Kosovë kundër Zajednicës, mbështetësit e PSD-së "sulmojnë" me tortë zv.kryeministrin

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 13:13 | Kosova
Protestë në Kosovë kundër Zajednicës,

Partia Socialdemokrate në Kosovë vijon me përgatitjet për protestën e 25 marsit kundër marrëveshjes së Ohrit. Disa aktivistë të kësaj partie kanë lëshuar një tortë dhe “milk shake” ndaj zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.

Në njoftimin e PSD-së thuhet se ky aksion ishte “për Zajednicën” një fjalë në gjuhën serbe për asociacionin.

“E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë dhe do të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre. Prandaj, protestojmë të shtunën, më 25 mars, në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e kësaj force politike që lindi nga përçarja në Lëvizjen Vetëvendosje.

PSD-ja ka kundërshtuar vazhdimisht politikat e qeverisë së Albin Kurtit, me një fokus të veçantë në obligimet e marra në kuadër të dialogut me Serbinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos