Zelanda e Re dërgon “Herkulin” për të ndihmuar Ukrainën

Nga A2 CNN
11 Prill 2022, 10:06 | Bota
Zelanda e Re dërgon “Herkulin” për të ndihmuar

Zelanda e Re do të dërgojë në Europë avionin e saj C-130H, të quajtur “Herkuli”, me një staf prej 50 personash, që do të qëndrojnë aty për 2 muaj.

Qeveria neozelandeze tha se avioni gjigant do të transportojë ndihma dhe pajisje që do t’i jepen Ukrainës, por pa u futur në territorin e saj.

Kryeministrja Jacinda Ardern tha Zelanda e Re do të mbështesë Ukrainën “për të zmbrapsur pushtimin brutal rus, sepse paqja në Europë është thelbësore për stabilitetin e globit”.

https://a2news.com/2021/02/27/vdekja-e-herkulit-ushtria-britanike-mbyll-ne-hangar-avionet-e-preferuar-te-forcave-speciale/

“Një sulm i tillë kundër një shteti sovran është kërcënim për të gjithë ne, prandaj duhet të përfshihemi të gjithë”, tha ajo.

Zelanda e Re do t’i japë Ukrainës ndihma me vlerë 8,8 milionë dollarë, kryesisht për pajisje ushtarake, të cilat do t’i dërgohen Kievit përmes Mbretërisë së Bashkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos