
Rumania mbështet hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Kjo u konfirmua nga Eurodputeti rumun, Victor Boștinaru.
Duke folur në një intervistë për DW, ai tha se “do të ishte mirë, nëse Këshilli i BE-së në qershor do të jepte sinjalin për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë Veriore dhe konkretisht hapjen e disa kapitujve të negocimit me Shqipërinë”.
“Rumania e ka vënë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor si prioritet të axhendës së saj gjatë presidencës së radhës në BE dhe unë besoj, që BE do ta kishte këtë përgjegjësi, jashtë çdo përpjekje për ta përdorur atë për çështje të politikës së brendshme, qofshin ato në Francë apo të ndonjë vendi tjetër”, tha Victor Boștinaru, eurodeputet.
Bostinaru është njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Komisionit të Asociiimit, BE-Shqipëri në Parlamentin Europian. (A2 Televizion)