
Thereza May është e gatshme të sakrifikohet për Brexit. Kryeministrja i premtoi ligjvënësve se nëse do të mbështesin ujdinë e negociuar prej saj për të garantuar një divorc të rregullt me BE, ajo do të lë detyrën para kohe.
“Jam e përgatitur të largohem më herët nga posti që të mundësoj atë që duhet bërë për vendin dhe partinë tonë. U kërkoj të gjithëve në këtë sallë të mbështesin ujdinë në mënyrë që ne të përmbushin detyrën tonë historike, të çojmë ne fund vullnetin e popullit britanik dhe të kemi një shkëputje të rregullt nga unioni”, tha May.
Deklarata e kryeministres erdhi pasi dhoma e komunëve rrëzoi 8 planet alternative të propozuara nga parlamentarët. Mes opsioneve përfshihej krijimi i një unioni doganor më Bashkimin Europian dhe një referendum për cilëndo ujdi për Brexit. Megjithatë këto dy propozime ishin mes më të votuarave.
Mes ngërçit të ri të krijuar, Kryeministrja i kthen sytë sërish nga marrëveshja e negociuar prej saj. Ajo do të vazhdojë përpjekjet për të bindur deputetët ta mbështesin.
Ndërsa oferta e May për dorëheqje nga joshur disa parlamentarë, të tillë Siboris Johnson, pengesë mbetet partia e Irlandës së Veriut DUP, e cila theksoi se vazhdon të jetë kundër ujdisë për shkak të mekanizmit frenues për Irlandën. (A2 Televizion)