Partia Socialiste ka reaguar pas mbylljes së qendrave të votimit, me anë të kandidates për deputete Bora Muzaqi.
“ Shumë faleminderit gjithkujt që votoi. Ishte një manifestim qytetar, nga Tropoja në Konispol”, deklaroi ajo.
Muzaqi falënderoi edhe “të gjithë patronazhistët dhe koordinatorët, mirënjohje për punën e tuaj fantastike. Ky është momenti i numëruesve, që i takon tashmë një përgjegjësi shumë e lartë. Kjo që fillon tani është pjesë emocionuese e ndeshjes, ku të gjithë parashikimet, edhe kësaj radhë të larmishme, do t’i lejmë vendin rezultatin real”.
Muzaqi shtoi se “qytetarët provuan më së miri se shqiptarët dinë ta manifestojnë këtë të drejtë me dinjitet”. (A2 Televizion)