PS mbështet kërkesën e LSI për të hapur kutitë në qarkun e Beratit

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 10:43 | Politikë
PS mbështet kërkesën e LSI për të hapur kutitë

PS mbështet kërkesën e LSI për të hapur kutitë në qarkun e Beratit. Përfaqësuesi ligjor i PS në KQZ, Eridian Salianji theksoi se në kuadër të transparencës mbështet hapjen e kutive duke shprehur bindjen se rezultati në këtë qark nuk do të ndryshojë. LSI humbi mandatin e saj me 77 vota.

LSI në kërkesën fillestare kishte kërkuar hapjen e 114 kutive të votimit, por tashmë kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive në të gjithë qarkun e Beratit.

PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kuti duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

KAS u tërhoq për vendim se sa kuti të qarkut të Beratit do të rinumërojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos