Pse duhet një nismë ligjore për vetingun e politikanëve? Alibeaj: Në politikë lulëzon krimi e korrupsioni

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 20:28 | Politikë
Pse duhet një nismë ligjore për vetingun e politikanëve?

Pavarësisht se në Shqipëri ka shumë ligje, krimi dhe korrupsioni në politikë lulëzon dhe kjo është arsyeja pse Partia Demokratike kërkon një nismë të tillë në nivel kushtetues. Këtë përgjigje dha në studion e “Debati nga Alba Alishani” në A2 CNN Enkelejd Alibeaj, kur u pyet nga ekspertja e Komunikimit Edlira Gjoni se, pse duhet një nismë ligjore e posaçme kur mund të bëhet apriori.

“Kjo republikë ka shumë ligje, madje inflacion ligjesh, dhe duket që krimi e korrupsioni në politikë duket që lulëzojnë, e kemi të prekshme në zgjedhjet e 25 prillit dhe kjo është arsyeja e fortë që kërkon një nismë të tillë në nivel kushtetues. Logjika do të ishte që vetingun e politikanëve të korruptuar do të duhet ta bënte populli me zgjedhje, kështu ndodh në Europë. Duke qenë se në këtë vend nuk bëhen zgjedhje të lira të ndershme ka nevojë për këtë ndërhyrje. Do të duhet parashikuar në kushtetutë edhe mekanizmi që do ta bëjë funksional vetingun për politikanët”.

https://a2news.com/2021/10/20/pse-pd-duhet-t-i-besoje-spak-pergjigjet-alibeaj/

Alibeaj theksoi gjithashtu se një arsye pse kjo e nismë e 2018-ës ka dështuar është edhe për shkak të mungesës së vullnetit politik për të cilin akuzon mazhorancën.

“Nëse kemi dështuar deri më tani të bëjmë vetingun e politikanëve ka një problem të madh që është çështje e vullnetit politik. Për këtë arsye ne kemi bërë pjesën tonë. Varet nga pala tjetër pala jonë e ka shprehur vullnetin poltik, ne kemi bërë pjesën tonë që në 2018. Ne kemi paraqitur këto amendamente duke kapitalizuar dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias”.

Ndërsa për gazetarin e Birn Gjergj Erebara, vetingu i politikanëve është mision i pamundur për shkak të mungesës së vullnetit politik.

“Nuk është praktike që të bëhet veting politikanësh dhe Komisioni i Venecias e ka bërë të qartë që është mision i pamundur. Është e vështirë të dallosh organizatë kriminale për një politikan, është më e thjeshtë për një gjyqtar apo prokuror, se këta janë të punësuar, kurse politikanët janë të zgjedhur. Nuk mungojnë ligjet, por vullneti, prokuroria e vullneti politik”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/20/vetingu-i-politikaneve-cfare-ka-korrektuar-pd-nga-nisma-e-2018/

A2 CNN Livestream

Latest Videos