Pse po vjen qumështi nga Serbia? Hoxha tregon arsyet në A2 Business

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 21:12 | Ekonomi
Pse po vjen qumështi nga Serbia? Hoxha tregon arsyet në A2 Business

Për të siguruar qumështin e nevojshëm për popullatën, Shqipëria përherë e më shumë po i drejtohet importit. Ndër të tjerë, në A2 Business mbrëmjen e së mërkurës u diskutua edhe për këtë çështje.

Donjaldo Hoxha, nga shoqata Industria e Përpunimit të Qumështit, tregoi sepse gjithnjë e më shumë kjo industri po i drejtohet Serbisë për të importuar qumësht. Hoxha evidentoi mungesën e prodhimit vendas të qumështit, ndërsa theksoi si më kryesoren çmimin më të ulët të këtij produkti në vendet e rajonit.

https://a2news.com/video/qumesht-nga-serbia-mungon-bulmeti-fermeret-jane-dekurajuar-per-tu-marre-me-blegtori/

“Situata është drastike dhe emergjente. Kjo është situata më e vështirë që po kalon industria e përpunimit të qumështit që nga krijimi i saj. Ne i drejtohemi importit vetëm në rastet kur nuk ka lëndë të parë brenda vendit tonë. Kërkesa e tregut është dinamike dhe sezonale.

Në muajt e verës kur kemi rritje turizmi, ne duhet t’i drejtohemi importit për lëndën e parë. Por duhet përmendur se çmimi i qumështit në Serbi është 15-20% më i lirë se në Shqipëri. Në Shqipëri, qumështi lëviz nga 50-52 cent. Në vendet e rajonit ai lëviz nga 32 deri në 36 cent. Ky ndryshim çmimi vjen, në radhë të parë, për shkak të politikave subvencionuese që vendet e rajonit kanë për sektorin e blegtorisë. Kjo bën që fermeri shqiptar të jetë i disavantazhuar në krahasim me fermerin e rajonit”, tha Hoxha.

Ndërkohë, edhe Irfan Tarelli, drejtor i politikave bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, e pranoi rënien e prodhimit të qumështit në vend dhe këtë e lidhi me familjet në fshat që gjithnjë e më shumë po mbajnë më pak lopë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/02/kemi-eliminuar-profesionin-e-zooteknikut-ndikon-drejtperdrejte-ne-mungesen-e-qumeshtit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos