
Barcelona për një ditë shkëputet nga Real Madridi me të cilin ndan vendin e parë në La Liga, dhe e kryeson i vetëm falë fitores 4-1 kundër Alavesit.
Ndeshja, edhe pse u dominua si gjithmonë në mbajtjen e topit nga katalanasit, ofroi më shumë rreziqe sesa nuk pritej. Barca kaloi dy herë në avantazh me anë të Griezmann (15’) dhe Vidal (45’), por në fillimin e pjesës së dytë Alavesi përgjysmoi diferencën me anë të Pons.
Atëherë, edhe njëherë, ishte Leo Messsi ai që vendos gjithçka me një gjuajtje fantastike në minutën e 69-të, të cilin e ndoqi penalltia e realizuar nga Suarez në të 79-ën. Rezultati e ngre Barcelonon në kuotën e 39 pikëve.
Ndërkohë, reziston në majat e klasifikimit edhe Sevilla me 34 pikë, falë fitores 2-0 në transfertë kundër Mallorca. (A2 Televizion)